Me kthimin në shkollë është koha për t’u rikthyer në hapat e përgatitjes dhe paketimit të drekës për fëmijët tuaj.
Përgatitja dhe marrja e një vakti të lehtë është diçka e vlefshme dhe e rëndësishme për shëndetin, pasi ju vetë mund të zgjidhni me kujdes ushqime cilësore dhe të mbushura me lëndë ushqyese.
Ushqimet e shëndetshme janë të rëndësishme sepse fëmijët kanë “bark të vogël” dhe orare të ngarkuara, që do të thotë se ata nuk kanë gjithmonë oreks për vakte të mëdha, as nuk kanë durim të hanë gjithçka që kanë në pjatën e tyre.
Prandaj ato japin më shumë mundësi për të përmbushur kërkesat e përditshme për vlera ushqyese, duke i mbajtur të vegjlit të ngopur dhe me energji.
Më poshtë janë disa sugjerime për ushqime të shëndetshme, të shijshme dhe plot vlera ushqyese që fëmijët tuaj me siguri do t’i pëlqejnë deri në kafshatën e fundit!
Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet sigurojnë një sasi të mjaftueshme të glukozës, që për organizmin përkthehet në energji.
Gjithashtu ato ofrojnë edhe plot lëndë ushqyese të rëndësishme si vitaminat, mineralet dhe fibrat.
Krahas vlerave ato ofrojnë edhe shije fantastike, të cilës me siguri të vegjlit nuk do të mund t’i rezistojnë dot.
Ju mund t’i bëni ato edhe më tërheqëse dhe argëtuese duke i prerë në forma të ndryshme.
Lëngje me fruta ose perime
Nëse metoda me fruta dhe perime nuk bën, ia vlen të provoni një metodë tjetër.
Ka kaq shumë kombinime të ndryshme me të cilat mund të bëni lëngje fantastike, plot me vlera për shëndetin e të vegjëlve tuaj, sa nuk mund të numërohen.
Kërkoni një shije që kombinon frutat dhe perimet, pasi kjo mund të sigurojë që fëmija të marrë lëndët ushqyese që mund të mos i marrë nëse nuk ha ushqime specifike.
Përzierje arrorësh me fruta të thata
Një mënyrë e zgjuar për t’i siguruar fëmijës tuaj proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra është duke bërë një përzierje arrorësh dhe frutash të thata.
Çfarëdo përzierje ushqyese që krijoni, ato janë të lehta për t’u përgatitur dhe kënaqin shijen e tyre.
Kos
Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, një mineral i rëndësishëm që mbështet shëndetin e kockave dhe funksionin e muskujve.
Për shkak të mënyrës se si prodhohet kosi, ai është gjithashtu një burim i probiotikëve, baktere të shëndetshme që ruajnë shëndetin e zorrëve dhe lehtësojnë procesin e tretjes.
Por për më tepër shije dhe vlera, në të mund të shtoni fruta, fara, arrorë dhe ta ëmbëlsoni me mjaltë apo reçel.
Tërshëra
Një burim i rëndësishëm fibrash, ajo ju mban të ngopur, përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon tretjen.
Nëse keni nevojë për një mënyrë të thjeshtë për të paketuar tërshërën si meze të lehtë për drekën, EO iu sugjeron ta zieni me ujë dhe më pas të shtoni fruta të thata për më tepër ëmbëlsi dhe lëndë ushqyese të rëndësishme si hekuri.
Një tjetër zgjedhje e shëndetshme është që në vend të ujit të përdorini qumësht ose mund ta përzieni lehtësisht me kos, pa pasur nevojë që ta gatuani.
Sanduiç me bukë integrale
Kur të vendosni për një sanduiç, sigurohuni që përbërësi i bukës të jetë gruri integral, pasi ai siguron më tepër lëndë ushqyese dhe fibra.
Më pas sigurohuni që të shtoni yndyrna si gjalpi i kikirikut, ai i dhisë, vezë, dhajthi apo avokado.
Yndyrnat janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e trurit dhe trupit. Ato ofrojnë vitamina A, D, E dhe K, që mbështesin shëndetin e lëkurës, forcën e kockave, shikimin dhe koagulimin e gjakut.