Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Moskë: Policia bastis një organizim përkujtimor për Navalnyn, ndalon edhe 30 persona

Moskë: Policia bastis një organizim përkujtimor për Navalnyn, ndalon edhe 30 persona

Policia në Moskë ka bastisur një festë private të martën në mbrëmje, ku të ftuarit ishin mbledhur për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë të një koncerti përkujtimor që po mbahej në Berlin për nder të ditëlindjes së 48-të të liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny.

Momenti i bastisjes është publikuar edhe në platformën X, të rrjeteve sociale.

 

Organizata jofitimprurëse për të drejtat e njeriut atje, OVD-Info tha se policia ndaloi rreth 30 persona, kontrolloi sendet dhe dokumentet e tyre.

Vladislav Malakhov tha se ai u kap nga oficerët e policisë dhe më pas ishte shkelmuar, rrahur dhe kërcënuar me mobilizim në vijën e frontit në Ukrainë, përpara se të detyrohej të regjistronte një video-mesazh duke thënë se ai nuk kishte ankesa kundër policisë.