Analisti i njohur, Blerim Latifi, ka komentuar bisedën e publikuar ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila fliste me Milan Radojçiqin, atëherë funksionar i Listës Serbe.
Sipas Latifit kjy publikim nuk e brengos Kusari-Lilën aspak sepse e njëjta ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Arbëria TV
“Viti kur ka ndodhur kjo bisedë është viti kur Radojçiqi ka qenë i kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-ve. Ajo çfarë mua më brengos te politikanët e Kosovës, këtë rast Mimoza Kusari është indiferenca ndaj njerëzve që kanë problem me ligjin. Ajo duket e ka mbrojtjen e Vetëvendosjes dhe niset nga parimi që çudia më e madhe zgjat tri ditë”, ka thënë Latifi.