Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar nënën e Erona Coklit e cila para disa javësh ishte vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj, shkruan Arbëria TV.
Ajo ka thënë se dhimbja e familjes së të ndjerës vazhdon të jetë e madhe.
“Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria. Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë: