Para një ore ka ndodhur një aksident trafiku pranë objektit të Komunës në Prishtinë, shkruan Arbëria TV.
Një veturë u raportua se kishte goditur një këmbësor e si pasojë viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Ilir Konushevci ” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (këmbësor)“, tha Ahmeti./Arbëria TV/