Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së Prishtinës.
Sipas dëshmitarëve një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Pamjet e aksidentit janë publikuar nga Betimi për Drejtësi.
Arbëria TV ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.