Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar audio-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin serb Milan Radoiçiq, shkruan Arbëria TV.
“Po të bjen maska Albin”, shkruan Haradinaj.
“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”, ka shkruar ai.
“Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, ka thënë kryetari i AAK-së.
Postimi i plotë: