Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qeveria e Kosovës fton qytetarët në veri të regjistrohen në zyrat e punësimit

Qeveria e Kosovës fton qytetarët në veri të regjistrohen në zyrat e punësimit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.

Ministria e Financave në një postim në Facebook shkruan se masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar nga MF-ja, ku deklarohet Dragan Lesheviq, udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit.

Themes by WordPress