Pas publikimit të incizimit së shefes së grupit parlamentar të LVV, Mimoza kusari – Lila dhe terroristit Milan Radoiçiq, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan TVArbëria.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni.
“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot”, ka shkruar ai.
Më tej, ai është shprehur se Radoiçiq ka ikur maleve me ‘bisht nën shalë’ e nuk zë vend në karriget e zyrës së Kryeministrit.
“Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, thekson Manxhuka. /TVArbëria
Postimi i plotë: