Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përgjimi i Kusari – Lilës, analisti serb flet për TVArbëria: Si kryetare e grupit parlamentar, detyra e saj partiake është të bisedojë me partnerët politikë

Përgjimi i Kusari – Lilës, analisti serb flet për TVArbëria: Si kryetare e grupit parlamentar, detyra e saj partiake është të bisedojë me partnerët politikë

Në lidhje me përgjimin e publikuar të Kusari – Lilës dhe Radoiçiqit ka reaguar gazetari apo analisti serb Branislav Krstic i cili jeton në Mitrovicën veriore.

Analisti serb në një prononcim për TVArbëria thotë se ajo që është publikuar në regjistrim është pjesë e bisedës së partnerëve të fshehtë politikë.

“Vetëm nëse nuk ka pjesë tjetër të regjistrimit, sepse ajo që është publikuar është vetëm pjesë e bisedës së partnerëve të fshehtë politikë”, është shprehur ai.

Më tej, Krstic ka thënë se përderisa Mimoza Kusari – Lila është shefe e grupit parlamentar të koalicionit qeverisës, detyra e saj partiake është të bisedojë me partnerët politikë.

“Mimoza është kryetare e grupit parlamentar të koalicionit qeverisës. Detyra e saj partiake është të bisedojë me partnerët politikë”, thekson Krstic për TVArbëria.

Tute, sipas tij nuk ka ndonjë arsye që shefja e grupit parlamentar të jap dorëheqje për këtë çështje.

“Nuk shoh asnjë arsye që Mimoza të jap dorëheqjen për këtë. Nuk ka asgjë komprometuese për mua”, tha ai. /TVArbëria/

Powered by WordPress