Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ndërmjet shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari – Lila dhe ish – nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq, i cili ishte kryeorganizator i sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, shkruan TVArbëria.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kica – Xhelili është shprehur se shefja e VV-së e ka shndërruar Radoiçiqin nga një terrorist në një “Zemlak’ miqësor, teksa ka përmendur edhe kryeministrin Kurti ku tha se e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të sukseshëm.
“Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor.
Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.
Deputetja e LDK-së ka vetëm një dilemë për anëtarët e VV-së, që në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, pavarësisht që u ka rënë perdja si ka mundësi që pafytyrësisht e vazhdojnë vallen?
“Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja?”. TVArbëria.