Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Alo vendase”, publikohet një pjesë e përgjimit mes Kusari – Lilës dhe famkeqit Radojciq

“Alo vendase”, publikohet një pjesë e përgjimit mes Kusari – Lilës dhe famkeqit Radojciq

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në vitin 2022 ka kontaktuar me terroristin famkeq Milan Radojciq, ku zhvillojnë një bisedë përmes telefonit, shkruan TVArbëria.

Nacionale ka publikuar një pjesë të bisedës ndërmjet tyre ku telefonin ia kishte kaluar ish-nënkryetari i Listës serbe, Slavko Simiq.

Kohë më parë në një deklaratë shefja e grupit parlamentar, ka mohuar se Radojciq ka folur në gjuhën serbe duke thënë se “ai flet shqip”, teksa ka shtuar se “Simiq e ka lëshuar bisedën në speakerphone për të diskutuar me Rajdociqin”, ndërkohë në përgjimet e publikuara shihet se Kusari – Lila ka folur drejtpërsëdrejti me Radojciqin, ku të dy dëgjohen duke bisdeuar në gjuhën serbe, me një afërsi teksa famkeqi i thotë shefes së grupit parlamentar “Alo vendase (zemlake)”.

Përgjimi i Mimoza Kusari – Lila, Slavko Simiq dhe Milan Radojciq

Mimoza: Allo.

Slavko: Simiq: Kolege kam ardhë te Milani. Dëgjohu me të.

Mimoza: Në rregull.

Milan: Alo vendase (zemlake), apo nihemi?

Mimoza: Po, po të dëgjoj.

Milan: Qysh je, qysh po kalon.

Mimoza: Qe, qe.. në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash meqë u lirova po shkoj në shtëpi.

Milan: A, mirë mirë.

Deklarata e mëparshme e Mimoza Kusari – Lilës

“Zari i Radojciqit në kuptimin e asaj që tash ky është i pa zëvendësueshëm për rendin dhe ligjin e qetësinë në Veri. Ky ka qenë insistimi në të cilin Slavko e thërret… dmth gjatë bisedës ne e thërret 3 minuta e lëshon në speakerphone ai flet shqip”, ka thënë Kusari – Lila. /TVArbëria/

Video e plotë:

Powered by WordPress