Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë

BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar mbi takimin me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku është diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.

Në një postim në “X”, Szunyog ka thënë BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë.

Ai ka potencuar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.

“Takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar performancën e Kosovës në përputhje me Acquis (grup normash dhe standardesh ligjore) të Komunitetit të Energjisë. U vu në dukje se Plani i Rritjes ofron nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme”, tha ai.

“Ndërsa theksuam se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformës së Kosovës, ne diskutuam gjithashtu zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksoi se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë”, ka shkruar Szunyog.

Powered by WordPress