Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6 mijë e 313 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 98 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, vetëm gjatë muajit maj, shkruan Arbëria TV.
Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Ferizajt, 1 mijë e 842 persona janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë.
Ndërsa, për xhama të errët Policia ka shqiptuar 312 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 293 gjoba, për drejtim të mjetit pa patentë shofer, 137 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë, 134 gjoba.
Në anën tjetër, 81 persona u gjobitën për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit dhe të tjera.