Ka vdekur Nexhla Perolli, infermierja në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” e cila punoi për 43 vite, shkruan TV Arbëria.
Lajmin e ka bërë bë ditur vetë Spitali, derisa shprehën edhe ngushëllime për familjen Perolli.
Derisa bëhet e ditur se varrimi i saj bëhet sot në orën 13:00
Njoftimi i plotë:
“Njoftim mortor,
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermieres sonë Nexhla Perolli. E ndjera punoj 43 vite si Infermierë në reparte të ndryshme në Spital.
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Perolli dhe të afërmve të saj.
Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 13.
Gjithmonë do ta kujtojmë kolegen tonë Nexhla Perolli!” thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjakovës.