Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > I tha se “Qeveria e saj dhe e Kurtit” i lejoi terroristët të largohen, Osmani paralajmeron padi ndaj Jetlir Zyberajt

I tha se “Qeveria e saj dhe e Kurtit” i lejoi terroristët të largohen, Osmani paralajmeron padi ndaj Jetlir Zyberajt

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar Jetlir Zyberajt të AAK-së që tha sot se ka qenë Osmani e Kurti ata që kanë negociuar që terroristët e Banjskës të largohen pa një “therrë në këmbë”.

Kupina tha se presidentja Osmani nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb.

“Jetlir Zyberaj Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, tha Kupina.

Tutje, ai paralajmëroi se Osmani do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj kësaj deklarate të Zyberajt.

‘Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”, tha tutje ai.

Reagimi i Zyberajt erdhi pas një takimi të presidentes Vjosa Osmani me djalin e heroit Afrim Bunjaku, që u vra në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

“Djalin e heroit Afrim Bunjaku shume mire qe e ke taku. A i tregove qe terroristet qe ia vrane baben, kane negociu dhe jane leju prej qeverise tande e te Albinit me u largu pa nje therre ne kambe?”, tha Zyberaj.