Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti ku janë përfshirë tri vetura në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
TVArbëria sjell pamje:
@arberiatv #kosova #fypage #foryoupage❤️❤️ #viral #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albanians #viral #shqip #viralvideos #fyyyyyyyyyyyyyyyy #prishtine ♬ Tension – Treefingers