Dy vetura me targa serbe janë djegur mbrëmë në Mitrovicë, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”.
Kështu ka bërë të ditur për TV Arbëria zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshsani.
Ai tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj ka përfshirë edhe një tjetër.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani. /Reporteri.net/.

