Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë u tentua të futej një iPhone i fshehur brenda televizorit

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë u tentua të futej një iPhone i fshehur brenda televizorit

Prishtinë- Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se oficerët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, saktësisht një “iPhone”.

Në njoftimin e SHKK-së, thuhet se telefoni ishte fshehur brenda televizorit që e kishte sjellë një vizitor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar se brenda TV-së së sjellë nga vizitori, në mënyrë të kamufluar, ishte fshehur një telefon i tipit iPhone. I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhon-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.