Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas një video që kjo e fundit ka publikuar në përpjekje për të thumbuar opozitën kosovare për mos unitet rreth shkuarjes në zgjedhje.
Bajrami ka thënë se kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën dhe shton se Haxhiu si ministre e skandaleve me djegien e IML, ministre e dështimit të Vetingut ka nisur përsëri fushatën me video kundër opozitës, shkruan Gazeta Express.
Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.
“Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.Dorëhiquni!”, ka shkruar Bajrami.