But Dedaj, Isak Shabani, Sefer Avdiaj, Faton Berisha dhe Gjyljeta Mushkolaj janë pesë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për rektor të Universitetit të Prishtinës, raporton TV Arbëria.
Kjo e fundit, Gjyljeta Mushkolaj sipas hulumtimit nga TV Arbëria nuk i plotëson kriteret akademike për këtë konkurs.
Në konkursin e shpallur nga UP-ja thuhet se kandidati duhet të ketë përvojë të dëshmuar akademike, kërkime shkencore dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, apo të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare.
Por Gjyljeta Mushkolaj, e cila është ligjëruese në fakultetitn e Juridikut, Universitetin e Prishtinës, duket se nuk ka asnjë kërkim shkencor, në bazë të hulumtimit nga TV Arbëria.
Gjithashtu dhe kandidati tjetër, Faton Berisha i cili ka qenë dhe për dy mandate prorektor për shkenc, po ashtu aktualisht është prorektor për personel akademik, integritet dhe botime, si dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në UP, ka vetëm 7 punime dhe 4 citime në Scoopus, kjo sipas hulumtimit të TV Arbëria.
Konkursi për kandidatë për rektor të UP-së, ka qenë i hapur nga 7 maj deri më 24 maj 2024. /TV Arbëria
Lexo hulumtimin e plotë: