Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, para tre javësh (7 maj 2024) ka hapur një konkurs për rektor të ri në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, konkursi ka qenë i hapur deri më 21 maj, raporton TV Arbëria.
Gjyljeta Mushkolaj, Faton Berisha , Isak Shabani, Sefer Avdiaj dhe But Dedaj janë pesë kandidatët potencial në konkursin e hapur nga UP-ja.
Disa nga kriteret në këtë konkursë kanë qenë që kandidati/ja nuk duhet të ketë qenë në ndonjë pozitë udhëheqëse në parti politike ose ne lista zgjedhore, këto tri vitet e fundit.
Disa kritere tjera kanë qenë që të ketë përvojë të dëshmuar akademike, kërkime shkencore dhe të ketë titullin e profesorit të rregullt, të asistuar ose asistent.
Gjithashtu kandidatët nuk duhet të kenë pasur probleme me ligjin.
Sa u përket përgatitjes akademike, në një hulumtim të kryer nga TV Arbëria, nuk rezulton që të gjithë kandidatët të kenë përvojën e nevojshme për këtë pozitë në Universitetin e Prishtinës.
Rektori aktual është Qerim Qerimi dhe ishte zgjedhur me 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024. /TV Arbëria