Në shkollën fillore të mesme të ulët, Mihal Granemo në Fushë Kosovë, është njoftuar se disa nxënësë të klasave të larta janë ndikuar nga lojërat e Tiktokut, lojë e cila zhvillohet duke gërvishur trupin me mjete të ndryshme, raporton TV Arbëria.
“Në shkollën tonë janë identifikuar disa raste te nxënësit e klasëve të larta të cilët janë ndikuar nga një lojë e rrjetit social TikTok ku bëhet gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme. Ju lutem të keni kujdes dhe t’i kontrolloni vazhdimisht fëmijët në përdorimin e këtyre rrjeteve sociale sepse ndikimi i tyre tek fëmijët është shumë i madh”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.
Në një njoftim që ka qarkulluar mes drejtorisë së shkollës dhe prindërve, të siguruar nga TV Arbëria kërkohet mbledhje urgjente me këshillin e prindërve pas rastit.
Dhe gjithashtu njoftohet se anulohet festa e 1 qershorit në këtë shkollë.
“Nesër në ora 17:00 do të mbahet mbledhje urgjente me kryetarët e këshillit të prindërve në shkollë me temën: Siguria në shkollë ku për detajet tjera që do të bisedojnë ju njofton kryetari i këshillit të prindërve.
***Gjithashtu drejtoria e shkollës ka vendosur se për shkak të këtij rasti të gjitha aktivitetet për ditën e nesërme për festën e 1 Qershorit pezullohen dhe do të realizohen për ditën e shkollës (datën e saktë ua tregoj përsëri).”, thuhet në njoftimin e shkollës. /TV Arbëria