Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nuk mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, mungojnë deputetët e pozitës

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, mungojnë deputetët e pozitës

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar që ishte planifikuar të mbahet sot, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Ishte planifikuar të diskutohet lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe rreth angazhimit të ekspertëve.

Kryetarja e Komisionit Time Kadrijaj ka thënë se ishte paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ti sjellin CV-të e ekspertëve dhe të flasin për ta.

“Ajo çka është paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ka qenë ti sjellin CV-të e ekspertëve ti trajtojmë ne si komision dhe në fund të votojmë për ekspertët”, Kadrijaj.

“Në mungesë të kuorumit e mbylli këtë mbledhje” ka thënë Kadrijaj.

Powered by WordPress