Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Joffre përmend ndikimin rus dhe kinez: Serbia ka punë për të qenë në familjen e BE-së, duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Joffre përmend ndikimin rus dhe kinez: Serbia ka punë për të qenë në familjen e BE-së, duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Emanuel Joffre ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të jetë pjesë e BE-së pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Bashkimi Evropian (BE) po shkon qartë drejt zgjerimit dhe dëshiron Serbinë “në familjen e saj”, por është një proces që ka rregullat e veta që duhen respektuar”, tha Joffre për të përjavshmen NIN.

Ai theksoi se Serbia ka ende punë për të bërë, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Joffre ka përmendur edhe ndikim rus dhe kinez dhe ka thënë se aktualisht nuk është koha për të forcuar marrëdhëniet me këto dy shtete

“Ballkani Perëndimor po kalon një moment specifik, tha ai, duke shtuar se duhet të integrohet në tregun evropian për të reduktuar ndikimin rus dhe kinez. Për shkak të luftës në Ukrainë, nuk është koha për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë”, tha Joffre për të përjavshmen NIN, transmeton Beta.