Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A ishte dorëzimi i djeshëm i PDK shenjë se as kjo parti nuk ishte unike për shpërbërje të Kuvendit?

A ishte dorëzimi i djeshëm i PDK shenjë se as kjo parti nuk ishte unike për shpërbërje të Kuvendit?

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës dje në një konferencë për shtyp e varrosi projektin e tij dhe të partisë që drejton për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëpërmjet shpërbërjes së Kuvendit.

Arsyetimi i tij për këtë dorëzim ishte se mungoi vullneti i dy partive tjera opozitare për këtë nismë. Diskutimi për këtë iniciativë, siç dihet mori hov pas darkës ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryearti të PDK, Memli Krasniqi.

Në atë takim, i pari i Qeverisë së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së PDK-për zgjedhje të parakohshme me shpërndarje të Kuvendit, mirëpo me kusht që pjesë e këtij procesi të jenë edhe LDK-ja dhe AAK-ja , sepse sipas tij “nuk i ka 10 vota të deputeteve të partisë në pushtet për ta finalizuar votimin e këtij mocioni”.

Mirëpo, Partia Demokratike e Kosovës nuk bëri asgjë për ta verifikuar në fakt se kush në të vërtetë ishte për dhe kush kundër shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme. Sepse rruga e duhur për ta përmbyll këtë proces ka qenë nënshkrimi i mocionit nga gjashtë deputetë dhe dërgimi i tij në Kryesi, në dallim bie fjala, nga “mocioni i mosbesimit të Qeverisë që mund të ngrihet me propozimin e një të tretës(1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Çka nëse deri kur kjo temë të kishte ardhur në rend dite kishin ndryshuar qëndrimi politik i partive tjera, ose deputeteve të veçantë. Në këtë mënyrë, kjo parti është nisur vetëm nga deklaratat verbale, disponimi momental politik apo paragjykimet se nuk do kishte sukses ky votim.

Nuk përjashtohet mundësia që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj Partie, Abelard Tahiri, në këtë rast të kenë pasur vullnet për zgjedhje të parakohshme. Prandaj, edhe janë angazhuar. Por a është ky dorëzim i tyre shenjë se nuk i kishin prapa vetes 18 deputetët për zgjedhje të parakohshme? Prandaj, për ta ruajtur iluzionin dhe imazhin e unitetit vendosën ta sakrifikojnë procedurën ligjore dhe parlamentare të dorëzimit të mocionit për shpërndarjen e Kuvendit .

Pra, deri sa kjo parti nuk ka arritur t’i bind të gjithë deputetet e saj se duhet shkarkuar Kurtin, në kohën kur sipas të dhënave të brendshme ndodhet në gjendjen më të mirë të mundshme për shkak të kandidaturës së Bedri Hamzës, atëherë është e logjikshme që një gjë të tillë nuk mund ta pres nga partitë tjera opozitare. Sepse disa nga deputetët e saj më të rëndësishme e kanë konsideruar mbrojtjen e pozitivave momentale, madje edhe me kushtin e vazhdimit e pushtetit të Kurtit, nga frika se mund t’i humbin ato edhe me çmimin e rritjes së partisë./TvArbëria

Powered by WordPress