Zgjedhjet e parakohshme janë tema kryesore kohëve të fundit në Kosovë.
Partitë opozitare secila në mënyrën e tyre kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, PDK ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa LDK e AAK e kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
Kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kanë zhvilluar dhe një takim ku kanë folur dhe për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, e pas këtij takimi kryetari i PDK-së deklaroi se në takim kanë folur dhe pë datën e zgjedhjeve.
Por në një konferencë për media, Memli Krasniqi i hodhi poshtë të gjitha këto, pasi tha se ideja për shpërndarjen e kuvendit ka dështuar, pasi kjo ide nuk është përkrahur nga partitë e tjera opozitare.
Analisti politik, Fidan Ukaj për TV Arbëria, ka folur rreth kësaj teme, ku thotë se ishte një përpjekje e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit për të marrë primatin e opozitës.
“Ishte një përpjekje e zotit Krasniqi me marrë primatin e opozitës me shpresën që ta rrëzojë qeverinë në parlament, dhe një përpjekje e tillë deshtojë e për rrjedhojë mendoj se PDK-ja është ataku nga një lëvizje e tillë e zotit Krasniqi”, ka thënë Ukaj.
Ai tutje potencon se opozita më shumë kanë qenë të gatshëm për deklarat sesa për zgjedhje të parakohshme.
“Më shumë kanë qenë të gatshëm për deklarata, gjë që mbetet edhe në suaza të deklaratave krejt kjo përpjekje për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë analisti Fidan Ukaj. TV Arbëria.
Krasniqi: Ideja për shpërdarje të Kuvendit dështoi, partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri