Një fëmijë 1-vjeç ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në trafik, në Hajvali të Prishtinës.
Fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ku dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.