Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abazi ia kujton bisedat Osmanit për Kurtin, Konjufcën e Gërvallën: Thoshte s’e bëjnë me qëllim, tani është bindur besoj…

Abazi ia kujton bisedat Osmanit për Kurtin, Konjufcën e Gërvallën: Thoshte s’e bëjnë me qëllim, tani është bindur besoj…

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar pasi tashmë përçarja në mes të Presidentes dhe tandemit Kurti-Gërvalla ka dalë në sipërfaqe.

Abazi ka thënë se në kohën kur kishte pasur probleme me Kurtin dhe Konjufcën si rezultat i veprimeve joligjore dhe joracionale, Osmani i kishte thënë se nuk e beson që po e bëjnë me qëllim. Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se beson që Osmani është bindur tashmë.

Abazi thotë se gjatë kohës kur ka qenë kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, krerët e VV-së nuk ia kishin aprovuar as udhëtimet, meqë thotë se frikësoheshin nga sukseset potenciale.

Ai thotë se pas të gjithëve, duket që tashmë i ka ardhur koha për linçim edhe presidentes Osmani. Abazi thotë se Kurti në fillim u mundua që të fuste në luftë me prokurorinë e gjyqësinë, meqë kështu e fut në qarkun antikushtetues, dhe shton se tashmë Kurti po provon që ta fus në lojë Memli Krasniqin për ta bërë “shkrum” edhe presidenten Vjosa Osmani bashkë me PDK-në.

Abazi thotë se Kurti është “narcisist, mashtrues dështak dhe një komunist të brymosur me “vlerat” e Fadil Hoxhës dhe vllëzërve të tij që kanë vrarë Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët”.