Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A i shërbeu Kurti politikës së presidentit Vuçiq me nxjerrjen e Asociacionit nga pakoja sipas presidentes Osmani?

A i shërbeu Kurti politikës së presidentit Vuçiq me nxjerrjen e Asociacionit nga pakoja sipas presidentes Osmani?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vazhdimësi i ka akuzuar të gjithë ata që i kanë shtruar pyetje për (mos) themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe se po i shërbejnë interesave dhe politikës së Vuqicit. Sepse sipas tij fillimisht duhet zbatimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit e më pastaj Asociacioni.

Mirëpo në një reagim të ashpër sot ndaj pushtetit, presidentja Osmani, ka deklaruar se këtë logjikë politike e ka përdorur pikërisht Qeveria e Albin Kurtit. Sipas saj, Asociacioni u nxor nga pakoja e Marrëveshjeve të arritura gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut me Serbinë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – tha ajo.

Powered by WordPress