Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetdorëzohen në Polici tre anëtarët e familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Vetdorëzohen në Polici tre anëtarët e familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Janë vetdorëzuar sot tre të dyshuarit për plagosjën në Prizren që ndodhi të mërkurën e javës së kaluar.

Policia ka njoftuar se ata janë ndaluar për 48 orë.

Personat e dyshuar, të cilëve dje iu ishin publikuar fotografitë nga Policia e Kosovës, janë:

1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një revole prodhim jugosllav “Cervena Zastava”, cal 9 mm dhe një karikator pa fishekë, për të cilën dyshohet se është përdorur.

“Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore. Rasti është nen hetime!”