Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik – Hani i Elezit

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik – Hani i Elezit

Nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Bllokimi i këtij segmenti thuhet se do të bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë, pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë – Hani i Elezit).

“Nëpër autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik. Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”(përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria nuk ka bërë të ditur se kur do të hapet për qarkullim kjo rrugë.