Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit

Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit

Kalimi i lëndës në ndërmjetësim për përleshjen e ndodhur më 13 korrik në vitin 2023 në Kuvendin e Kosovës ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ndërlidhet me një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e reja, kështu ka thënë, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Beqa, i cili është i përfshirë në këtë sulm, ka deklaruar se ky propozim ka ardhur nga gjykatësi i rastit, Eroll Gashi dhe se kjo është pranuar nga të gjitha palët.

“Është procedurë ligjore, na ka informuar gjyqtari i cili ka udhëheqë këtë lëndë, na ka informua me drejtat që i kemi si të akuzuar dhe si të dëmtuar për të gjitha palët dhe ka qenë një dakordim i të gjitha palëve me ia dhënë një shans që të shkohet me ndërmjetësim dhe është mjet ligjor dhe nuk e di çka ka këtu të keqe, kjo ka qenë propozim dhe pajtim i të gjithë palëve në procedure”, u shpreh Beqa.

Deputeti i PDK-së, ka mohuar kategorikisht se ky rast ndërlidhet me një koalicion të mundshëm me partinë në pushtet. Thekson se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, ndërsa kryeministër e sheh kandidatin e tyre, Bedri Hamzën.

“Nuk ka të bëjë me koalicion ne përkundrazi mendojmë që Kosovës i vyen një Qeveri e re, një kryeministër i ri, i vyen Bedri Hamza kryeministër dhe mendoj që Kosovës u duhen zgjedhje është në interes të qytetarëve. Si Parti Demokratike jemi gati tani për atë arsye edhe kemi pranuar data të zgjedhjeve por nuk po shihet që janë gati partitë tjera përfshirë edhe mazhorancën”, theksoi Beqa.

Powered by WordPress