Deputetët e përfshirë në skandalin e rrahjes në Kuvendin e Kosovës janë dakorduar para trupit gjykues që të vazhdojnë me procedurë të ndërmjetësimit.
Sot ka filluar seanca ndaj deputetëve të VV-së e PDK-së. Pas fillimit të seancës gjyqtari iu dha mundësinë që të dakordohen për procedurë të ndërmjetësimit.
Pas dakordimit të deputetëve, është referuar në procedurë të ndërmjetësimit lënda ndaj të akuzuarve.
Të pranishëm janë ministri Hekuran Murati, zv.kryeministri, Besnik Bislimi.
Ndërsa, nga PDK-ja janë: Bekim Haxhiu, Hajdar Beqaj dhe Mërgim Lushtaku.