Një 26 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
TV Arbëria mëson se 26 vjeçari ka punuar delivery, ku gjatë rastit të aksidentit ai ka qenë me motoçikletën e punës.
Njoftimi i policisë:
“Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.
/TVArbëria/