Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Duhet platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Duhet platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i është përgjigjur një letre që i ka dërguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje.

Haradinaj ka deklaruar se duhet një platformë e përbashkët për qeverisje por pa kryeministrin aktual, Albin Kurti.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së tutje ka përsëritur qëndrimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi të japë dorëheqje Kurti e jo me shpërndarje të Kuvendit.

“Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Powered by WordPress