Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog

Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të perspektivës evropiane të vendit tonë.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog u pajtuan për rëndësinë e përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit, në kuadër të ecjes në drejtim të aspiratave eurointegruese të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit u shpreh se angazhimi parlamentar sa i përket miratimit të ligjeve dhe harmonizimi i tyre me BE-në është gjithnjë në fokus, duke përmendur gatishmërinë institucionale për konsultime sa më të shpeshta për rezultate sa më të mira.

Ambasadori Tomáš Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e mëtutjeshme për bashkëpunim të gjithanshëm, sipas nevojave të përmbushjes së synimeve të përbashkëta.

Powered by WordPress