Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjashtë gola e 24 penallti të gjuajtura, Prishtina e Re e fiton duelin e barazhit ndaj Dinamos

Gjashtë gola e 24 penallti të gjuajtura, Prishtina e Re e fiton duelin e barazhit ndaj Dinamos

Prishtina e Re e ka fituar barazhin e Ligës së Parë, duke e mposhtur pas penalltive Dinamon e Ferizajt.

90 minutat u mbyllën me rezultat të barabartë 2:2, me Dinamon që ishte dy herë në avantazh, por kryeqytetasit arritën të barazonin në të dyja rastet.

E në vazhdime u shënuan edhe dy gola të tjerë. Ishte Prishtina e Re që kaloi në avantazh me golin e Urim Statovcit.

Megjithatë, në pjesën e dytë të vazhdimeve, Dardan Jashari shënoi autogol për të barazuar shifrat.

Si opsion i fundit mbetën penalltitë.

Gjithsej 24 penallti u ekzekutuan për ta përcaktuar fituesin. Në fund, Prishtina e Re triumfoi 7:6 për të avancuar tutje.

Të dielën, Prishtina e Re do të përballet me Feronikelin 74 në barazhin për Ligën e Parë.