Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në Dollovë të Klinës, katër të lënduar

Aksident në Dollovë të Klinës, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 14:30 në fshatin Dollovë të Klinës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.