Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qeveria e re/ “ZNAM” futet në kombinim, negociata VMRO –VLEN – ZNAM!

Extra AL PVC

Krahas me koalicionin VLEN, partia fituese e zgjedhjeve VMRO-DPMNE-ja ka nisur negociatat edhe me Lëvizjen “Znam” të Maksim Dimitrievskit.

Është mbajtur takimi i parë zyrtar për bashkëpunim të grupeve të punës, ku është biseduar për parimet politike dhe platformën për bashkëpunim por edhe për përcaktimet strategjike.

Nga Lëvizja “Znam” kanë njoftuar se në takim kanë marrë pjesë Sekretari I Përgjithshëm, Goran Minçev dhe Nënkryetarët Vesna Bendevska dhe Pavle Arsoski, kurse delegacionin e VMRO-DPMNE-së e kanë përbërë Nënkryetarët, Vlado Misajlovski dhe Timço Mucunski.

Në komunikatën e Lëvizjes “Znam” nuk potencohen detaje konkrete nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose progress rreth koalicionit eventual për qeverinë e ardhshme.

Por, sic thonë nga partia e Maksim Dimitrievskit, në takimin e parë është insistuar që shtyllat ideologjike të Lëvizjes “Znam” të jenë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.

“Platformën tonë e bazojmë në shtyllat ideologjike – Maqedoni bashkëkohore, demokratike, shtet evropian bazuar në vlerat e ASNOM-it dhe Ilindenit dhe integrimin në BE në mënyrë dinjitoze. Republika e Maqedonisë shtet ku do të ketë drejtësi për të gjithë dhe tolerancë zero për korrupsionin, Maqedonia si shtet i vetqëndrueshëm ku do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale për të përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve dhe raporte stabile ndëretnike”, thonë nga ZNAM.

Nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar takimin duke mos dhënë detaje tjera për zhvillimin e negociatave.

“Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. Atë që mund ta them është se negociatat zhvillohen në frymë pozitive”,tha Naum Stoilkovski.

Ndërkohë, negociatat VMRO – VLEN janë në fazë të avancuar, por nuk zbulohen detaje. Sipas paralajmërimeve, bisedimet në nivel të grupeve të punës duhet të vazhdojnë nga e hëna.

Nga VMRO-DPMNE dje dolën me qëndrimin se ndarja e “kulaçit” qeveritar do të varet edhe nga numrat e mandateve të fituar të deputetëve.

Sipas njoftimeve jozyrtare janë dakorduar vetëm pozitat në eshalonin e parë respektivisht Ministrat, kurse për pozitat e Drejtorëve do të bisedohet në të ardhmen.

Ndryshe, nëse koalicionit qeveritar I bashkangjitet edhe Lëvizja “Znam”, shumica do të ketë 78 deputetë, por VMRO-DPMNE-ja synon shumicën prej 2/3 në Kuvend, kurse kreu partiak Mickoski është shprehur I bindur se deputetë tjerë do t`I bashkangjiten koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

spot_img

Të fundit

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë...

Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite, mosnjohjen e shtetit palestinez

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke...

Gjermania “ngrin” eksportet e armëve drejt Izraelit

Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur. Reuters konfirmon...

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion. Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10,...