Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse Kosova nuk ka nevojë të jetë në ankth nga kthimi i mundshëm i Donald Trump-it në pushtet?

Pse Kosova nuk ka nevojë të jetë në ankth nga kthimi i mundshëm i Donald Trump-it në pushtet?

Shkruan: Afrim Kasolli

Kam shkruar edhe në te kaluarën, se në dallim nga opinioni dominues se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, e ka sabotuar procesin e dialogut në Bruksel, me shpresën për rikthimin e mundshëm të presidentit amerikan Donald Trump, për ta përforcuar pozicionin e Serbisë edhe më shumë, nje gjë të tillë është duke e kalkuluar edhe kryeministri Albin Kurti.

Por se ne dallim nga i pari, ky i fundit për ta thelluar edhe me shumë përçarjen e madhe me SHBA-të. E për ta përdorur këtë situatë si konfirmim përfundimtar të profecisë së tij historike, se edhe Amerika i ndjek vetëm interesat e saj, prandaj tash e tutje nuk na mbetet tjetër, pos që sovranitetin ta ndërtojmë duke u bazuar vetëm në forcat tona.

Ndërkohë, nuk ka iluzuon me të madh se sa konstatimi se Serbia do të kalonte më mire nën administratën Trump. Përkundrazi, asaj do t’i vështirësohej më shumë politika e saj duale edhe me Lindjen edhe me Perendimin. Ishte ajo administratë që ia bëri të qartë Vuciqit ndalimin e investimeve kineze në Serbi. Kurse kurrë me shumë se sa ne kohën e presidentit Joe Biden nuk janë intenfiskuar këto investime. Vizita e fundit e presidentit të Kinës, Xi Jinping, në Serbi dhe pritja glamuroze që iu bë atij tregon për përforcimin e këtyre marrëdhënieve vëllazërore serbo-kineze. Dhe për më shumë pozicionim e hapur dhe të qartë të liderit serb kundër interesave gjeopolitike amerikane në Azi-Paqesor sa i përket ishullit të Tajvanit.

Pra se antagonizmat e mundshëm te Albin Kurtit me administratën Trump nuk reflektojnë interesat shtetërore të Kosovës, por vetëm pasionet e tij personale, e dëshmon edhe intervista e fundit e tij në një media britanike kur pohon se “me kthimin e Presidentit Trump… ka njëfarë stresi dhe ankthi në të gjithë kontinentin. , dhe Kosova nuk është ndryshe”.

E vërteta është se asnjë arsye shtetërore nuk ekziston që Kosova të jetë në ankth dhe stres nga kthimi i mundshëm i Donald Trumpit. Përkundrazi, nëse marrim parasysh mandatin e parë te tij shumë veprime të kohës sa ai ka qene ne Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë në favor të Kosovës.

Sa ishte ne pushtet ai, u lejua transformimi i FSK-ne në Ushtri të Kosovës, një ngjarjeje kjo kapitale sa i përket interesave afatgjatë të sigurisë shtetërore. E të mos flasim këtu për kritiken e ish-Ambasdorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, se dialogu i drejtuar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kishte deshtuar.

Po ashtu, askush me shumë se Donald Trump nuk ka bërë për t’i zgjuar shtete të veçanta evropiane nga “kotja dogmatike” e raporteve me Rusinë duke u kërkuar atyre me ngulm shtimin e investimeve në sferën mbrojtjes, në vend te bizneseve me autokrat me ambicie imperiale si Putini. Pra asnje rrezik dhe ankth nuk i vjen as Evropës dhe as Kosovës nga politika e ndërprerjes së bashkëpunimit tregtar Rusi-Evrope në sferën e burimeve energjetike, dhe shtimin e investimeve në sferen e mbrojtjes deri në 2 përqind të GDP-se, sipas kritereve të NATO-se. Nuk mund te jesh pjese e një aleance te sigurise, por që martesën tregtare e thellon me dikend që e cenon këtë siguri.

Këtu nuk duhet harruar faktin se shumë shtete evropiane, pjesë e kësaj aleance praktikisht me bashkëpunimin me Putinin i kishin cenuar parimet fondatore te saj. Sepse, që nga fillimi ajo e ka pasur si synim per ta mbajtur sa me larg Rusinë. Ndërsa, këto te fundit i krijuan kushte per depërtim në zemrën ekonomike të kontinentit, ndërkohë që përfitonin nga siguria amerikane.

Pra janë keto fakte që dëshmojnë se Kosova në vend te konfrontimit mund vetëm të përfitojë nga një rikthim i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump në krye të shtetit me të fuqishëm planetar, nëse në vend te interesave te ngushta të Albin Kurtit e gjen rrugën për t’i ndjekur interesat e saj shtetërore strategjike. Apo nuk e peresit gabimin sikur para katër vjetëve ra pre e një retorike populiste dhe dalldie kolektive kundër Marrëveshjes se Uashingtonit./TvArbëria

Powered by WordPress