Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Më shumë gjasa për rrebeshe shiu ka në rajonin e Dukagjinit, por lokalisht edhe në vise tjera. Temperatura maksimale rreth 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diel dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Mal të Zi dhe disa zona në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Do të ketë disa zona ku nuk priten fare reshje.