Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gërvalla takon kongresistin amerikan Meeks, flasin për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në Rajon

Extra AL PVC

Në vazhdën e takimeve me kongresistë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është pritur në takim nga kongresisti demokrat Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës.

Gërvalla dhe Meeks diskutuan rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.

Gjatë këtij takimi u ri-konfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë.

Gërvalla dhe Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë në rajon.

Kryediplomatja Gërvalla informoi në detaje kongresistin Meeks rreth veprimeve të ndërmarra për shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, duke realizuar kështu një prej premtimeve më të rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

spot_img

Të fundit

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në...