Goran Rakiq, që dikur ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ministër në dy mandate, ka përfaqësuar Serbinë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të shtunën në Sofje, në samitin e të cilit në agjendë është votimi që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e organizatës.
Rakiq ishte prijës i Listës Serbe në Kosovë. Ai shërbeu edhe si zëvendëskryeministër në periudhën qershor 2020-mars 2021 e ishte ministër në dy qeveri, atë Hoti dhe Kurti deri më 2022.
“Dua të ju bëj me dije se vij nga Kosova dhe M. provincë serbe. Siç e dini, 109 shtete nuk e njohin të ashtuquajturën Kosovë, dhe nga to janë katër shtete anëtare të NATO-s. Ajo që po presim nga ju dhe që duhet të bëhet, sidomos nga ju që jetoni andej, është përmbushja e obligimit, që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit e 2013-s. Prishtina nuk e ka realizuar atë marrëveshje”, ka thënë Rakiq në fjalimin në Sofje, sipas një videoje të publikuar në faqen e tij në “Facebook”.
Në fjalimin e tij, siç raporton “Kossev”, Rakiq ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për sigurinë në terren.
Ai ka pretenduar po ashtu se serbëve në Kosovë u janë ndalur pagesat e u është ndaluar importi i ushqimit.