Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes tre kamionëve që bartnin mish në Gjermani, rruga mbushet me mish derri

Aksident mes tre kamionëve që bartnin mish në Gjermani, rruga mbushet me mish derri

Të premtën rreth orës 18:00 në Gjermani, më saktë pranë kufirit shtetëror Mecklenburg-Pomerania tre kamionë janë përplasur mes vete.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi njëri nga kamionët e kompanisë së njëjtë pati problem më gomën, duke u ndalur kështu për parkim.

Shoferi i kamionit të tretë nuk e vuri re situatën dhe u përplas me dy kamionët e ndalur.

Siç njofton policia gjermane për Bild, përplasja ka shkaktuar rrjedhje të naftës dhe gjysmërimorkio ka shpërthyer në flakë.

Derisa, bëhet e ditur se shoferët shpëtuan, anipse me lëndime trupore.

Nga pamjet shihet se rruga ku ishin përplasur kamionët ishte e mbushur me mish derri.

Flakët dalin nga kabina e kamionit
Pas përplasjes me tre kamionë, rruga e mbyllur ishte e mbushur me mish derri të ngarkuar