Blog Post

Arbëria TV > Yje > Për herë të parë, një vajzë me ngjyrë kurorëzohet Miss Universe Filipinet

Për herë të parë, një vajzë me ngjyrë kurorëzohet Miss Universe Filipinet

Filipino-amerikanja Chelsea Manalo u bë gruaja e parë me ngjyrë që u kurorëzua Miss Universe Philippines të mërkurën.

E lindur nga një nënë filipinase dhe baba afrikano-amerikan, fitorja e Manalo “theu rregullat tradicionale” të bukurisë të mbajtur prej kohësh në Filipine.

“Si një grua me ngjyrë, gjithmonë jam përballur me sfida në jetën time. Më thanë se bukuria  ka standarde, por unë kam besuar gjithmonë te mamaja ime dhe tek vetja”, tha Manalo për CNN, përcjell Klankosova.tv

Manalo filloi të ndiqte karrierën në modelim në moshën 14-vjeçare dhe tani do të përfaqësojë Filipinet në skenën globale në konkursin e 73-të të Miss Universe që do të mbahet në Meksikë.