Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahu motrën, arrestohet një person në Podujevë

Rrahu motrën, arrestohet një person në Podujevë

Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike është dërguar në mbajtje.

Derisa, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.