Presidentja Vjosa Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në takim, siç njofton Presidenca, u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim.
”Presidentja Osmani e falënderoj komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, u tha në njoftimin e Presidencës.
Gjatë ditës, komandantin e KFOR-it e priti në takim edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /TV Arbëria