Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, po pretendon se shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe VV-së janë takuar mbrëmjen e së enjtes në një restorant në Gjakovë.
Ai përmes një postimi, ka hedhur dyshime mbi dy partitë, PDK e LVV, dhe datën e zgjedhjeve, ku sipas tij me 7 korrik do mbahen zgjedhjet.
Sipas Gecit, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ferat Shala. /TV Arbëria