Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Propozimi serb për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës do të shënonte fundin e këtij entiteti

Propozimi serb për ndarje të Republikës Serbe të Bosnjës do të shënonte fundin e këtij entiteti

Ditën djeshme, pak para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku në rend dite ishte rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Qeveria e Republikës Sërpska (RS) ka deklaruar se do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore” nga ky shtet.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta ndërkombëtare. Me këtë rast Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Po ashtu, ambasadori amerikan në këtë shtet, Michael Murphy, ka deklaruar, se ky propozim është në mospërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës” shkruan ndër të tjera Evropa e Lirë.

Siç dihet Marrëveshja e Dejtonit. i dha fund luftës ndër etnike tre vjeçare në këtë shtet, ku u vranë më shumë se 300.000 njerëz. Ajo e morri emrin për shkak të bazës se forcave ajrore ushtare në SHBA ku u zhvilluan negociatat e paqes. Ndonëse ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në Paris me 14 dhjetor 1995. Si palë nënshkruese ishin ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, ai kroat, Franjo Tugjman dhe presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Alia Izetbegoviqi. Pak pas nënshkrimit ky i fundit kishte deklaruar, se “kjo nuk është një paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është dhe në këtë botë siç është, paqe më e mirë nuk mund të arrihej”.

Me ketë marrëveshje, ky shtet është ndarë në dy entitete në atë kroat-boshnjak dhe Republiken Serbe. Ndarjet kane mbetur konstatonte. Kurse liderët nacionalistë të Republikës Serbe në vazhdimësi i kanë bërë të qarta synimet e tyre separatiste, si dhe lidhjet e ngushta me Rusinë./TvArbëria